Property Description

Në shitje dy garzoniere shumë pranë detit në Vlorë, një mundësi ideale si për investim ashtu edhe për pushime.

Pronat janë përdorur me sukses në Airbnb dhe kanë performancë shumë të mirë në qira ditore, duke i bërë një investim të menjëhershëm me kthim të garantuar. Të dyja garzonieret janë totalisht të mobiluara dhe gati për përdorim ose për vazhdim të aktivitetit në platforma turistike.

Apartamentet disponojnë gjithashtu post parkimi, një avantazh shumë i rëndësishëm për zonën bregdetare.

Organizimi dhe sipërfaqet:
• Sipërfaqe totale: 112.21 m²
• Sipërfaqe neto: 70.41 m²
• Sipërfaqe verande: 35 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 6.8 m²

Veranda e bollshme ofron hapësirë të këndshme relaksi, ideale për turistët dhe për shfrytëzim gjatë sezonit veror.

Çmimi i shitjes: 290,000 Euro.

Një pronë perfekte për ata që kërkojnë të investojnë në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Shqipëri, me potencial të lartë fitimi nga qiratë ditore.

Property Details

Reference: INV2137
Bedrooms: 2
Floor:1
Address: "Radhime"
Baths: 2
Price: 290,000 €
Zone: Rradhimë
Gross Area:: 112 m2
Website Views: 12