Jepet me qira apartament 1+1 në zonën shumë të preferuar të Laprakes, ideal për familje të vogla, çifte ose persona që kërkojnë një ambient komod dhe praktik për jetesë afatgjatë. Apartamenti ka sipërfaqe 60 m² dhe është plotësisht i mobiluar me të gjitha mobiliet dhe pajisjet e nevojshme, duke ofruar kushte të mira banimi dhe një atmosferë të rehatshme.
Organizimi i brendshëm është i rregullt dhe funksional, me sallon ndenjeje të shtrirë së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi komode dhe një tualet në gjendje shumë të mirë. Ambienti është i ndriçuar mirë gjatë gjithë ditës falë pozicionimit dhe planimetrisë së favorshme. Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një Hyrje Private
Zona e Laprakes ofron çdo lehtësi të mundshme për një jetesë praktike: afër ndodhen supermarkete, farmaci, institucione shërbimi, lokale, linja urbane dhe akses i shpejtë drejt qendrës dhe zonave kryesore të qytetit. Është një zgjedhje shumë e mirë për këdo që dëshiron komoditet, akses dhe cilësi jetese në një nga zonat më dinamike të Tiranës.
Çmimi: 40,000 lekë në muaj
Iliria24 Agent
Juljan Milkurti
Kristi Prenga
Për Qira | 400 €
Për Qira | 650 €
Për Qira | 350 €