Përshkrimi i Pronës

SHITET TRUALL 950 m² – SHKËMBI I KAVAJËS, DURRËS

Vendndodhje strategjike, pranë Shkëmbit të Kavajës, Durrës, në anën lindore të rrugës dytësore “Plepa – Golem”.

Trualli ka një sipërfaqe prej 950 m² dhe ndodhet vetëm rreth 150 metra në lindje të bregdetit, i pozicionuar në një zonë me karakter rezidencial, komercial dhe turistik.

Mundësi zhvillimi dhe investimi

Në varësi të miratimit të lejes zhvillimore dhe kushteve urbanistike, prona paraqet potencial për zhvillimin e:

Hotel
Bar-Restorant
Pallat banimi
Vila dhe banesa private
Aktivitete të ndryshme biznesi

Sipas zhvillimeve dhe ndërtimeve ekzistuese në zonën përreth, prona paraqet potencial për zhvillim të një objekti shumëkatësh, gjithmonë në përputhje me lejet dhe parametrat urbanistikë të miratuar.

Avantazh i rëndësishëm: Afërsia me detin, aksesi në rrugën “Plepa – Golem” dhe pozicionimi pranë zonës turistike të Shkëmbit të Kavajës e bëjnë këtë truall një mundësi interesante për investim.

Potencial i ardhshëm i zonës

Zona e Durrësit po përjeton zhvillime të rëndësishme infrastrukturore dhe turistike, ndërsa projekti i zhvillimit të zonës së Portit të Durrësit pritet të ndikojë në transformimin e mëtejshëm të qytetit dhe zonave përreth. Kjo mund të krijojë mundësi të reja për investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Sipërfaqe: 950 m²
Shkëmbi i Kavajës, Durrës
Rreth 150 m nga bregu i detit
I përshtatshëm për zhvillim rezidencial, turistik dhe komercial

Për më shumë informacion dhe për një vizitë në pronë, na kontaktoni. 0686009033

Detajet e Pronës

Referenca: INV2918
Adresa: Shkembi i kavajes
Cmimi: 190,000 €
Zona: Shkëmbi I Kavajës
Website Views: 13