Përshkrimi i Pronës

Splendor Residence Porcelan, apartament 1+1 në shitje

Apartamenti ka sipërfaqe bruto 73.20 m2 dhe sipërfaqe neto 59.6 m2

Ndodhet në katin e V-të të një pallati në fazë ndërtimi

Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon

Një projekt ambicioz i vendosur në një nga zonat e reja të zhvillimit periferik të Tiranës.

Me një hapësirë të konsiderueshme, kompleksi rezidencial shtrihet në të gjithë perimetrin e sheshit, duke krijuar një hapësirë të “mbrojtur” e të përbashkët për banorët.

Për të shmangur monotoninë e një fasade të gjatë e të vazhduar, janë krijuar pasazhe në lartësinë e 2 kateve të cilat përkojnë edhe me akseset vizuale që lidhin sheshin tej e tej

Hapësira e brendshme e kompleksit të banimit, krijon mikro hapësirë të gjelbra, semi-publike.

Gjysmë-fusha basketbolli, kënde lojërash për fëmijë, 2 lulishte të gjelbëruara dhe hapësira rekreative rreth tyre.

Të gjitha këto janë në kuadër të mirëqenies dhe mbarëvajtjes së një komuniteti të shëndëtshëm e social, jo vetëm të rezidentëve, por edhe të shoqërisë përreth.

Cmimi i shitjes 1600 euro/m2

Totali 117.120 euro I diskutueshem

Detajet e Pronës

Referenca: INV1238
Dhomë Gjumi: 1
Kati:5
Adresa: "Splendor Residence"
Tualet: 1
Cmimi: 117,120 €
Zona: Porcelan
Sip. Totale:: 73 m2
Website Views: 2