Përshkrimi i Pronës

Aksesi i lehtë nga Teatri Kombetar dhe Sheshi Skënderbej e pozicionon projektin në një vend strategjik. Kompleksi është i pajisur me ashensor dhe hapësira të sigurta për banorët.
Çdo apartament ka veranda praktike për shfrytëzim. Hapësirat e jashtme i ofrojnë mundësi fëmijëve për lojëra si futboll, ndërsa nga ky apartament, prindërit mund ti shikojnë fëmijët e tyre gjatë lojës.
Apartamenti ndodhet në katin përdhesë të kompleksit rezidencial By Long Hill Residence, një ndërtesë e ndërtuar me pesë kate në total.

Apartamenti përfshin:
• 3 dhoma gjumi të organizuara në mënyrë funksionale.
• 3 tualete të shpërndara në zona të përshtatshme të apartamentit.
• Planimetri të rregullt që ofron ndarje të qartë midis zonës së ditës dhe asaj të natës.

Sipërfaqet e apartamentit janë si më poshtë:
• Sipërfaqe neto: 175.50 m²
• Sipërfaqe bruto: 196.28 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 20.78 m²

Pozicionimi në katin përdhesë e bën apartamentin lehtësisht të aksesueshëm dhe praktik për përdorim familjar ose funksione të tjera të banimit. Dimensionet e mëdha ofrojnë hapësirë të bollshme për organizim të brendshëm dhe mundësi arredimi sipas nevojës së përdoruesit.

Kompleksi By Long Hill Residence është i projektuar me standarde bashkëkohore, duke siguruar kushte të përshtatshme jetese dhe ambiente të përbashkëta të mirëmenaxhuara.
Ky apartament është një opsion konkret për blerje ose investim.

Detajet e Pronës

Referenca: INV1457
Dhomë Gjumi: 3
Adresa: "By Long Hill Residence"
Tualet: 3
Cmimi: 343,490 €
Zona: Mjull - Bathore
Sip. Totale:: 196 m2
Website Views: 26