Bazzar Gate – Porta e Re e Tiranës Moderne me 27 kate!Me një dizajn bashkëkohor dhe elemente që reflektojnë identitetin kulturor të Tiranës, Bazzar Gate do të jetë një ndërthurje mes traditës dhe inovacionit.
Kulla Bazzar Gate është projektuar nga studio prestigjioze “Bolles + Wilson”, e nominuar nga Archdaily në vitin 2023 për “Ndërtimin e Vitit”, e njohur ndërkombëtarisht për projektimin e “Luxor Theatre” në Rotterdam dhe shumë projekte të suksesshme në Shqipëri.
Informacione:
• Në ndërtim / Faze Karabinaje
• Kati 11 banim
• Sipërfaqe bruto: 75.3 m²
• Kubaturë e rregullt
• Çmimi: 271.080 Euro
Instalime mekanike dhe hidraulike:Rrjeti i kanalizimeve është projektuar me diametër nga 80 mm deri në 250 mm, i ndarë nga ujërat e zeza.Depot e ujit, që shërbejnë për shpërndarjen e rrjetit të ujit për banorët, dhe rrjeti kundër zjarrit janë të veçuara që në fillim, për të funksionuar në mënyrë të pavarur.Kabina elektrike do të vendoset në katin përdhe dhe fuqia e transformatorit do të jetë 630 kVa, duke shërbyer për të gjithë godinën.
Sistemet elektrike ofrojnë mundësi lidhjeje interneti në ambientet e brendshme për çdo lloj furnizuesi. Lartësia e dhomave është sipas standardeve europiane.Për furnizimin me energji elektrike, është menduar edhe për raste emergjente përmes një gjeneratori që siguron akses dhe lëvizje për banorët në çdo situatë.Fuqia e pajisjeve elektrike të instaluara në apartamente është parashikuar të jetë Pll = 5 KW.
Në ambientet e dhomës së gjumit do të përdoret parket laminat, i montuar duke ruajtur konturet e dhomës.Dyert e jashtme janë të certifikuara, me izolim akustik dhe termik.Godina do të ketë në funksion 4 ashensorë për katet e banimit, me shpejtësi 1.6 m/s, ndërsa për hotelin vetëm 2 ashensorë me shpejtësi 2.5 m/s.Muret ndarës do të kenë trashësi rreth 30 cm dhe do të jenë të veshura me lesh guri.Sistemi i fasadës do të jetë i gjithanshëm dhe i ventiluar.
Të gjitha këto informacione janë të bashkëngjitura në kontratën e blerjes.
Organizimi:• Korridor shpërndarës• Sallon ndënjeje• Ambient gatimi• 1 Dhome gjumi• 1 Tualet• Ndriçim natyral në të gjithë ambientin e apartamentit
• Ndodhet në një nga zonat me fluksin më të lartë historik
• Për më shumë informacion, kontaktoni: 068 600 9031
Juljan Milkurti
Kristi Prenga
Juljan Milkurti
Për Shitje | 122,000 €
Për Shitje | 290,000 €
Për Shitje | 160,000 €