Përshkrimi i Pronës

Shitet Apartament 2+1+2 + 2 Ballkone Kopshti Botanik Tek Xhamia – Kati i 2-të

📌 Dokumentacion i rregullt – Certifikatë Pronësie
📐 Sipërfaqe totale: 105 m²
🏡 Planimetri perfekte – totalisht i investuar – gati për banim

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, pranë Kopshtit Botanik, në një ambient tejet të qetë akustik dhe pa ndotje. Ndodhet në katin e 2-të të një pallati të mirëmbajtur dhe ofron orientim ideal Lindje–Jug–Perëndim, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Organizimi i Brendshëm
•Sallon i madh me dalje në ballkon
•Ambient i veçuar gatimi
•Koridor i gjerë dhe funksional
•2 dhoma gjumi me hapësira të bollshme + ballkone
•2 tualete me dritare
•2 ballkone

Investime & Mobilim

Apartamenti është totalisht i investuar me materiale cilësore dhe i mobiluar me stil modern:
•Parket druri cilësor
•Sallon me mobilim premium: divan & kolltukë
•Kuzhinë e kompletuar me konstruksion druri, bangë mermeri të zi dhe mekanizma cilësorë
•2 tualete bashkëkohore me pajisje të kohës
•Dy lavatriçe larje & tharje
•2 sisteme dushi (me gaz dhe me energji elektrike)
•Fasada xhami
•Ndriçim me ambazhure kristali dhe LED të ndryshëm
•Sistem ngrohje uji me kaldajë me gaz (shumë ekonomik)

Zona & Facilitete

Zona ofron çdo shërbim të nevojshëm për jetesë komode:
•Kopshti Botanik
•Liqeni Artificial
•Akses i shpejtë në Autostradë
•Kopshte & çerdhe
•Farmaci
•Supermarkete
•Palestër (Gym)
•Park lojërash

Apartamenti është totalisht gati për banim, me të gjithë mobilimin e kohës dhe investime të kryera me materiale cilësore.


Për të caktuar një vizitë në pronë, ju lutemi kontaktoni Agjencinë Imobiliare Iliria’24 në numrin e mëposhtëm të telefonit:
📞 +355686009030

Detajet e Pronës

Referenca: INV1708
Dhomë Gjumi: 2
Adresa:
Tualet: 2
Cmimi: 265,000 €
Zona: Kopshti Botanik Zoologjik
Sip. Totale:: 105 m2
Website Views: 33