Përshkrimi i Pronës

Vila për Shitje në Zonë të Qetë – Afër Lagjes Muze (Muradie)

Kjo vilë e mrekullueshme ndodhet në një zonë të qetë dhe të preferuar të qytetit, vetëm 500 metra nga lagjja muze (Muradie). E ndërtuar me materiale të cilësisë së lartë, shtëpia ofron izolim zviceran, trarë dhe çati suedeze, duke garantuar komoditet dhe qëndrueshmëri maksimale.

Organizimi i pronës:
Kati i parë: 2 dhoma gjumi, kuzhinë e madhe, sallon, banjo dhe verandë me oborr të gjelbëruar me pemë.
Kati i dytë: 2 dhoma gjumi, sallon i madh, 1 banjo dhe verandë e bollshme.
Kati i tretë: 1 dhomë, banjo dhe ballkon me pamje nga ishulli i Sazanit.

Detaje shtesë:
Sipërfaqe ndërtimi: 307 m²
Sipërfaqe trualli: 226 m²
Bodrum: 27 m²
Parkim personal
Pajisur me certifikatë pronësie dhe leje ndërtimi

Kjo vilë është zgjedhja ideale për familje që kërkojnë hapësirë, rehati dhe një vendndodhje të favorshme.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni. 0686009030

Detajet e Pronës

Referenca: INV1948
Dhomë Gjumi: 5
Adresa: Rruga "Vlore"
Tualet: 3
Cmimi: 400,000 €
Zona: Bulevardi Vlorë-Skelë
Sip. Totale:: 307 m2
Website Views: 55