Përshkrimi i Pronës

Duplex 2+1+3 për shitje tek “Kodrat e Diellit 1”

Ofrohet për shitje një duplex ekskluziv në një nga rezidencat më të kërkuara dhe të sigurta në Tiranë, në kompleksin rezidencial Kodrat e Diellit 1, Zona Jug. Kjo pronë përfaqëson një kombinim ideal mes hapësirës, privatësisë dhe cilësisë së lartë të jetesës, e përshtatshme për familje që kërkojnë komoditet dhe standard modern.

Të dhënat e pronës:
• Sipërfaqe neto kati 1: 98.4 m²
• Sipërfaqe neto kati 2: 97 m²
• Sipërfaqe bruto: 195.4 m²
• Oborr privat: 119 m² (prej të cilave 24 m²,pishina)


Organizimi i brendshëm ofron ambiente të bollshme dhe funksionale, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës falë orientimit dhe hapësirave të mëdha të jashtme. Oborri prej 119 m² shton ndjesinë e privatësisë dhe komoditetit për familjen.

Rezidenca ofron siguri 24/7, administrim të mirëorganizuar, infrastrukturë të rregullt, ambiente të gjelbra dhe akses të lehtë me zonat kryesore të qytetit. Kompleksi është i njohur për standardin e lartë të ndërtimit dhe komunitetin rezidencial cilësor.

Kjo pronë është një mundësi shumë e mirë investimi ose banimi afatgjatë në një nga zonat më elitare të Tiranës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 68 600 9033

Detajet e Pronës

Referenca: INV2064
Dhomë Gjumi: 2
Kati:1
Adresa: Kodra e Diellit 1
Tualet: 3
Cmimi: 615,000 €
Zona: Kodra e Diellit Residence
Sip. Totale:: 195 m2
Website Views: 25