Tulipan Residence, apartament 2+1 në shitje
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 144.08 m2 dhe sipërfaqe neto 124.04 m2
Ndodhet në katin e II-të
Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi me hapësirë të bollshme, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone
Tulipan Residence shtrihet në pjesën jugore të qytetit, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë.
Nisur nga vetë emri, gjelbërimi është kryefjala e rezidencës, e rrethuar nga pemë të larta të varieteteve të ndryshme, çdo stinë shijon ndryshe brenda asaj zone banimi e rekreacioni.
Tulipan Residence nuk përfundon me godinat, gjelbërimin dhe facilitetet e tjera të nevojshme. Në thelb të këtij kompleksi qëndron stili i shëndetshëm i jetës, prandaj vlera e shtuar janë ambjentet sportive e rekreative rreth e qark.
Dy fusha tenisi dhe një fushë basketbolli për të gjithë banorët e vilave, duke e shndërruar kompleksin në një komunitet social ku jetohet mirë e shëndetshëm! Përgjate gjithë perimetrit të rezidencës mund të gjeni ambjente për ecje në natyrë, vrap ose xhiro me biçikletë.
Të gjitha godinat janë të trajtuara me sistemet më të avancuara në fushën e efiçencës energjitike në aspektin termik duke dhënë banorëve një komoditet maksimal dhe kursim real në faturat e energjisë.
Cmimi i shitjes 1600 euro/m2
Totali 230528 euro
Kristi Prenga
Për Shitje | 138,168 €
Për Shitje | 246,411 €