Përshkrimi i Pronës

Shitet Vilë Historike në Zemër të Kalasë së Elbasanit

Një mundësi e rrallë për të zotëruar një pronë me histori, karakter dhe potencial të jashtëzakonshëm, e pozicionuar në qendrën e Kalasë së Elbasanit, pas oborrit të Kishës Ortodokse. Kjo vilë unike ndërthur arkitekturën tradicionale me një lokacion prestigjioz, duke e bërë ideale si për banim, ashtu edhe për investim.

E vendosur në një nga zonat më autentike dhe me vlerë historike të qytetit, prona ofron privatësi, qetësi dhe një atmosferë karakteristike që e dallon nga çdo pronë tjetër në treg.

Detajet e pronës:

Sipërfaqe ndërtimi: 220 m²
Sipërfaqe trualli: rreth 300 m²
Oborr i brendshëm privat
Lokacion ekskluziv në zemër të Kalasë së Elbasanit

Falë pozicionit strategjik dhe vlerës së saj historike, kjo pronë është një zgjedhje ideale për rezidencë private, bujtinë tradicionale (boutique guesthouse), restorant karakteristik, galeri arti ose investim afatgjatë me potencial të lartë.

Çmimi: 175,000 € (i negociueshëm)

Prona të tilla janë të rralla dhe përfaqësojnë një investim me vlerë të qëndrueshme në kohë.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, na kontaktoni +355684129182

Detajet e Pronës

Referenca: INV2685
Dhomë Gjumi: 2
Adresa: "Elbasan"
Tualet: 1
Cmimi: 175,000 €
Zona: Elbasan
Sip. Totale:: 300 m2
Website Views: 9